Mbi 22 % të punësuarve në Kosovë pa kontrata pune
Prishtinë, 12 maj - Hulumtimi Nevojat e Tregut të Punës 2013-2014, është publikimi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku synim kryesor në vazhdimësi ka identifikimin e nevojave tër tregut të punës në Kosovë.
Përmes këtij hulumtimi të AKB-së të mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është arritur që të ketë informacione për nevojat e tregut të punës shihet se punësimi është rritur për 2.75 për qind.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se trendet në tregun e punës dhe dinamikat e aktiviteteve të ndryshme kërkojnë studim të veçantë dhe të përvitshëm, sepse proceset zhvillimore karakterizohen me ndryshime të shpejta.
Qëllimi i këtij hulumtimi është që në vazhdimësi të kemi evidenca nga tregu i punës, në mënyrë që disenjimi i politikave të punësimit dhe aftësimit profesional të jetë në harmoni me kërkesat e tregut, tha Shahini.
Ai shtoi se tregu i punës ngërthen në vetë shumë sfida të cilat duhet të studijohen dhe duhet të jenë në interes të veçantë. Zhvillimet ekonomike dhe tregu i punës është shumë i rëndësishëm, të cilër ndikojnë në zbutjen e problemeve sociale, avancimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe krijimin e kushteve dhe mundësisë për punësim e aftësimeve konform nevojave të tregut të punës.
Kryetari i AKB-së shtoi se tregu i punës karkterizohet me ndryshime të mëdha e të cilat reflektohen në masë të madhe, sidomos tek të punësuarit dhe të papunët. Aleanca e Bizneseve dhe Ministria e Punës, në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që tregu i punës të jetë në koherencë me nevojat. Kërkesa për forcën e punës, duhet ti adresohet akterëve tjerë relevantë të cilët kanë mundësi reale për ngritjen e njohurive dhe aftësive të tyre.
AKB-ja dhe MPMS-ja, kanë bashkërenduar aktivitetet për zhvillimin e këtij hulumtimi duke e ndarë këtë studim në disa pjesë, mirëpo vëmendje e veçantë i është kushtuar vendeve të lira të punës sipas profesioneve, punësimit, ngritjes së aftësimit profesional pagën mesatare, kuotës për punësimin e të huajve dhe kushteve të punësimit.
Agim Shahini, tha se rëndësia e informacioneve mbetet resursi më i rëndësishëm dhe se studime të tilla ndihmojnë të gjithë aktorët e tregut të punës sidomos marrësit e vendimeve.
Qëllimi i hulumtimit është mbledhja e të dhënave të duhura mbi gjendjen aktuale në tregun e punës, nevojat për resurset njerëzore, sfidat dhe vështirësit në procesin e zhvillimit, planet, drejtimet, orientimet dhe distribuimi i këtyre informacioneve, tha kryeari i AKB-së.
Liman Asllani, kordinator i AKB-së, ka prezantuar analizën e hulumtimit të zhvilluar në tërë vendin e fokusuar në dhjetë profesionet më të kërkuara. Hulumtimi është zhvilluar në 2100 biznese, nga të cilat kanë janë përgjigjur 1480 apo 70.5 për qind. Pritjet e punësimit për 12 muajt e ardhshëm është konsante apo e njëjtë Prijnë profesionet elementare, ato zejtare, nënpunësit.
Punësimi më i madh nëpër ndërmarrje është i gjinis mashkullore me 85 për qind. Vendet e lira të punës edhe më tej mbesin si çështje shumë e rëndësishme dhe punësimi mbetet sfidë, pasiqë papunësia është e lartë. Për plotësimin e vendeve të punës sfiduese mbetet punësimi përmes të afërmve e miqëve.
Në bazë të hulumtimit janë 280 vende të lira të punës për saldues, kulmar, automekanik, ndërtimtar, montues kompjuterësh etjera.
Prijnë sektori i ndërtimtarisë, infrastrukturës, rrobaqepësisë. Kuota e punësimit për të huajt sipas sektorëve janë 1457. Paga mesatare sipas hulumtimit ka një rritje të lehtë, nga 327 sa ishte në vitin 2011 më 2013 ajo është ngritur në 346 euro apo 5.8 për qind, ndërsa gjinia femërore vazhdon të jetë e diskriminuar.
Më të paguarit janë punonjësit e moshës 40-55 vjet, ndërsa regjioni i Prishtinës dhe Ferizajt prijnë për pagat më të larta nga krahasim me rajonet tjera. Mbi 22 % të punësuarve në Kosovë punojnë pa kontrata pune.
Profesori Mustaf Pllana, ka dhënë edhe rekomandimet që duhet të zbatohen nga institucionet vendimarrëse në përmirësimin e të gjeturave dhe politikat kanë ndikim të madh.
Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vlerësoi mjaft të rëndësishëm. Sipas tij ligji nuk po zbatohet si duhet.
BSPK-ja, nuk ka mekanizmat në të gjithë sektorin privat ku edhe në disa ndërmarrje kemi vështirësi. Në të gjitha ndërmarrjet duhet të ketë mekanizma apo sindikatat që të merren me problemet e brendshme ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve.
Alush Sejdiu, kryetar i Këshillit Ekonomik Social, tha se hulumtimi do të ketë efekte edhe tek KES-i për përmirësimin e situatës e cila nuk është e kënaqshme.