Mbi 200 investitorë bëhen bashkë për të investuar në Kosovë
Prishtinë, 29 maj - Konferenca Diaspora Investimet dhe Punësimi, që do të mbahet me 30 maj, do të mbledhë për herë të parë në Kosovë një numër rekord të investitorëve ndërkombëtar e vendor.
Janë mbi 100 investitor nga shtetet gjermanofolëse (Gjermani, Zvicër e Austri), dhe mbi 100 biznese vendore, para të cilëve, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, do të prazantojnë projekte konkrete të investimeve. Ndërsa me 31 maj, në kuadër të këtij organizimi, kompani nga vendi dhe tre shtetet gjermanofolëse, do të mbajnë edhe Panairin e Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira.
Ky organizim, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë, bëhet nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, i mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjermane (GIZ ),Qendrën Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK),dhe në bashkëpunim me ministrinëe Tregtisë dhe Industrisë, ministrinë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministrinë së Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA),Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe për herë të parë në Kosovë me konkurse të hapura do të marrë pjesë edhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV).
Pos prezantimit të projekteve për investime, në konferencë do të debatohet edhe për mundësitë që ofron legjislatura e re në Gjermani, si shansë reale e punësimit të qytetarëve të Kosovës në këtë shtet, por edhe specifika të veçanta për çështje që ndërlidhen dikert me avansimin dhe përgatitjen profesionale të të rinjëve të vendit tonë.