Mbi 1.35 milionë të papunë në Greqi

Athinë, 12 prill - Një rekord i ri i nivelit të papunësinë është vendosur në Greqi. Sipas të dhënave të Shërbimit statistikor grek në janar janë regjistruar 27.2 për qind, ose rreth 1.35 milionë të papunë.
Më të prekur nga papunësia janë të rinjtë e grupmoshës nga 15-24 vjeç - mbi 56 për qind dhe gratë - 31.4 për qind.
Sipas parashikimit të Fondacionit të autoritetshëm për Kërkime Ekonomike dhe Industriale, ekonomia e Greqisë këtë vit do të pësojë një rënie prej 4.6 për qind, ndërsa papunësia do të arrijë nivelin 27.6 për qind. Inflacioni në vend do të jetë zero.