08 Nëntor 2024

Mbi 13 milionë euro për rimburësimin e kuponëve fiskalë

Prishtinë, 17 dhjetor - Zyrtarja për Informim në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se deri më 13.12.2016 janë ndarë nga buxheti i shtetit për rimburësim mbi 13 milionë euro.

“Numri i qytetarëve që kanë fituar të drejtën për rimbursim është 722 184, ndërsa shuma e përgjithshme që është përcjellë për rimbursim është 13,189,290 €. Të dhënat janë deri më 13.12.2016”, ka deklaruar ajo.

Administrata Tatimore e Kosovës nga data 1 korrik 2015 ka filluar me pranimin e plikove me kuponë fiskalë.

Grupi I - Plikot me më shumë se 30 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme nga 250 euro deri në 500 euro, rimbursohen në vlerën 10 euro.

Grupi II - Plikot me më shumë se 40 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme nga 501 euro deri në 800 euro, do të rimbursohen në vlerën 15 euro.

Grupi III - Plikot me më shumë se 50 kuponë dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800 euro do të rimbursohen në vlerën 20 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)