Mbi 1,3 milionë amerikanë privohen nga asistenca e papunësisë
Washington, 29 dhjetor - Qeveria federale e Shteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk kreu pagesën për asistencën e papunësisë duke privuar nga paga e papunësisë mbi 1,3 milionë amerikanë.
Ndërprerja e ndihmave financiare të qeverisë federale për familjet, kryetarët e të cilëve janë të papunë, ka shkaktuar një humbje prej 1,166 $ për të papunët amerikanë.
Që nga dita e sotme (e shtunë) do të ndalet pagimi i asistencës së papunësisë.
Pagimi i asistencës së papunësisë ka filluar që në vitin 2008 duke i kushtuar qeverisë amerikane 225 miliard $ dhe duke shpëtuar nga varfëria absolute 11,4 milionë amerikanë.