Mbi 120.000 vende pune shuhen në Kroaci
Zagreb, 29 prill - Rreth 122.000 vende të punës janë mbyllur në Kroaci gjatë dy viteve të krizës, me çka shkalla e papunësisë u afrua në 20 për qind, lajmërojnë mediumet lokale.
Sipas të dhënave të Entit kroat për punësim, pjesa më e madhe e vendeve të punës janë shuar në industrinë përpunuese, tregti dhe ndërtimtari.
Për ndalimin e trendit të tillë negativ nevojitet shkallë vjetore e rritjes prej së paku dy për qind, theksojnë ekspertët, të cilat parashikojnë se Kroacia në vitin 2011 nuk do të realizojë shkallë të rritjes prej një për qind.