25 Dhjetor 2024

Mbi 1.200 biznese falimentojnë brenda një viti në Japoni

Tokio, 26 mars - Më shumë se 1.200 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 në Japoni për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Sipas transmetuesit publik NHK, Teikoku Databank ka ekzaminuar kompanitë që janë paraqitur për falimentim dhe likuidim që nga shkurti i vitit 2020.

Sipas analizës, në mesin e 1.200 bizneseve që kanë falimentuar në gjithë vendin, sektori i gastronomisë renditet i pari me 195 kompani.

Po ashtu, 104 firma ndërtimi dhe 84 firma turistike-akomoduese kanë falimentuar vitin e kaluar.

Nga bizneset që kanë falimentuar, 287 kanë qenë në kryeqytetin Tokio, 113 në Osaka dhe 69 në provincën Kanagawa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)