Mbi 100 mijë punëtorë pa kontrata pune
Ministri Abrashi, nga kryetari Azemi u njoftua me gjendjen e rënd të punëtorëve në këtë sektor, ku u njoftua se ka punëtorë që paguhet 120 euro pagë.
Azemi theksoi se mbi 100 mijë punëtorë janë pa kontrata pune, një pjesë e firmave nuk paguajnë kontribute punëtorëve me vite te tëra , u përmenden firmat me emër veç e veç, mos respektimi i Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive.
Azemi tha se ka një numër i madh i veteranëve të luftës që marrin pensione dhe punojnë në firma të cilët as nuk jua lirojnë vendin e punës të tjerëve dhe as nuk paguajnë kontribute shtetit.
U fol dhe për bashkëpunimin jot ë mirë në mes të sindikatës dhe inspektoratit të punës.
Ministri shpjegoj ecurit për përmirësimin e mundshëm të gjendjes në këtë sektor dhe të dy palët jemi pajtuar se bashkërisht mund ti zbusim pengesat në trajtimin më të mirë të punëtorëve në Sektorin Privat të Kosovës.