Mbi 100 banka kanë falimentuar këtë vit në SHBA
SHBA, 25 korrik - Numri i bankave që kanë falimentuar gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar mbi 100.
Fondi për sigurimin e depozitave (FDIC) sipas të dhënave të tij mori përsipër shtatë institucione financiare në shtetet federale të Gjeorgjisë, Floridës, Karolinës Jugore, Kanzasit, Nevadës, Minesotës dhe Oregonit.
Në këtë mënyrë që prej fillimit të vitit kanë shpallur pamundësinë e tyre për likuidime 103 banka. Gjatë vitit të kaluar ishin gjithsej 140.