Mbi 1 milion pliko të dorëzuara në ATK
Prishtinë, 18 janar - Kampanja e rimbursimit të qytetarëve nga kuponët fiskal e cila ka nisur të implementohet në muajin Prill të viti 2015, në vazhdimësi ka treguar interesimin e qytetarëve për të qenë pjesë e saj, këtë e tregojnë më së miri statistikat nëpër periudha.
Në Administratën Tatimore të Kosovës ka arritur mbi 1 milion numri i plikove të dorëzuara nga qytetaret, ndërsa shuma e rimbursuar deri më tani është 15.5 milion euro.
Duke ju referuar grafikonit, shihet se rritja e interesimit të qytetarëve ndryshon në secilën periudhë, sigurisht kjo ndodh edhe si rezultat i perceptimit dhe besimit të mirë të publikut-qytetarëve ndaj ATK-së.
ATK falënderon qytetarët, të cilët janë duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në gjithë përfshirjen e procesit të fiskalizimit.
Edhe njëherë i rikujtojmë qytetaret se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM4/2016, ka filluar nga data 01 Janar 2017 deri me 31 Janar 2017. Ndërsa, afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal bëhet nga data 01 Janar 2017 deri me 04 Shkurt 2017.