18 Nëntor 2024

Mbështetje urgjente për prodhuesit dhe përpunuesit e Qumështit

Prishtinë, 3 korrik -  Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e Shoqatave të Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit, në një takim të përbashkët pune të organizuar në OEK, kanë analizuar me kujdes të veçantë situatën  aktuale të ecurive dhe barrierave në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të qumështit.

Sektori  e prodhimit  dhe përpunimit të qumështit, paraqesin një ndër sektorët me një zhvillim më të madhe në periudhën e pasluftës.
 
Me këtë rast u vlerësua lartë roli  aktiv dhe konstruktiv  i këtyre Shoqatave, fermerëve dhe bizneseve që kanë luajtur gjatë këtyre viteve , në funksion të zhvillimit të sektorit të qumështit në Kosovë.

Akteret e këtij sektori me kontributin e tyre investuese dhe përkrahjen me grante dhe subvencione nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të partnerëve tanë ndërkombëtare, kanë rritur kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese .

Gjithashtu krahas ngritje së sasisë dhe kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese, është përmirësuar dhe ngritur cilësia e  produkteve, dhe një numër i konsideruar i këtyre qumështoreve  janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtarë.

Në  këtë kontekst këto Shoqata së bashku  me partneret kane arritur që këtë sektor ta nxjerrin nga gjendja tejet e pa perspektiv në  një nivel tjetër i cili i hap dimensione të reja zhvillimit të  këtij sektori tejet te rëndësishëm  për Shtetin e Kosovës.

Krahas këtyre sukseseve të arritura, është evident fakti se  tregu vendor i Kosovës që nga paslufta po vazhdon të mbetet i varur nga importi i qumështit dhe produkteve të qumështit, dhe arritjet e përbashkëta të këtij sektori po kërcënohen nga mos ndërmarrja e veprimeve të duhura mbështetëse për këtë sektor nga ana e  institucioneve tona kompetente.

Në të  vërtet ka një kohë të gjatë që  Shoqata e Qumështoreve të Kosovës  tash e disa muaj këmbëngul që MTI të ndërmerr masa në funksion të mbrojtjes së produkteve vendore në kohen kur ato seriozisht i rrezikon importi .

Shqetësimi e ngritura të shoqatë kanë  të bëjnë me  krijimin e stoqeve tepër të  mëdha në Fabrikat e Përpunimit të  Qumështit.

Këto stoqe janë si rezultat i:

- Rritjes së  sasisë së  Qumështit të freskët në Kosovë, nga se  fermerët  janë duke investuar në ngritjen e kapaciteteve prodhuese të tyre.

-Importimi i  produkteve jashtë standardeve kon formë, dhe jo rrallë këto produkte në masë të madhe bien ndesh me kriteret minimale për sigurinë ushqimore.

-Shitjes së produkteve me çmim më të lirë  sesa në vendin e origjinës- Dumpingu, si dhe

- Subvencionimi i produkteve të importuara.


Sasia e Qumështit të pa përpunuar në shumë  pika ka filluar të mos grumbullohet nga ana e Përpunuesve ,kjo sasi për momentin nuk është edhe aq e madhe por ajo mund të rritet tepër shpejt nëse  nuk veprohet me urgjenca .

Konsiderojmë se për arritjen  e objektivave strategjike për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurrent të bizneseve, dhe për një zhvillim  të qëndrueshëm  ekonomik, institucionet tona relevante, në veçanti MTI, duhet urgjentisht të ndërmarr masat mbrojtëse dhe përkrahëse për sektorin e qumështit si më poshtë:

-  Ndalimin e menjëhershëm të importit të produkteve jashtë  standardeve minimale .

- Ndërmarrjen e masave Anti Dumping ndaj produkteve t ë  Dampuara .

- Rritjen e bazës doganore për produktet e subvencionuara te Qumeshtit

-  Krijimin e një komisioni të  përbashkët OEK- SHQK - Qeveri me qëllim analizimin e gjendjes momentale dhe tejkalimin e saj

Ndërmarrja e veprimeve të duhura për tejkalimin e barrierave të theksuara si më lartë , do të krijoj parakushtet për një ambient tërheqës për bizneset ekzistuese si dhe për investitorët potencial që do të fillojnë një veprimtari afariste të re në vend, që përputhet me prioritetet  strategjike: krijimin  e një ambienti të favorshëm  në sektorin privat, përmirësimin e potencialit dhe  bilancit  tregtar, si dhe nxitjen e zëvendësimit të produkteve të importuara, nxitjen dhe rritjen e punësimit,  rritjen e standardit jetësor dhe mirëqenies.

Ne nuk duam në asnjë mënyrë që arritjet e gjertanishme jo vetëm të  rrezikohen por ne dëshirojmë  që ato të jenë themel i shendosh për zhvillimin e sektorit.

OEK-u dhe  SHQK dëshiron të luaj rolin e vet shumë bashkëpunues  me qëllim që problemet të zgjidhen dhe tejkalohen , sepse zgjidhja e tyre do të jetë  garranca më e mirë që jo vetëm nuk do të kemi teprica të  Qumështit në  Kosovë por edhe që kjo sasi mund të dyfishohet shumë shpejt .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)