Mbështetet zgjerimi i veprimeve bankare në RMB
Londër, 19 janar - Financierë dhe zyrtarë në Londër përkrahin zgjerimin e bizneseve që kryhen me monedhën kineze, RMB. Kryetari i Korporatës për politikat dhe burimet i qytetit të Londrës, Mark Boleat ka theksuar se kjo iniciativë " i shërben krijimit të një tregu afatgjatë, që mbështet ndërkombëtarizimin e RMB-së".
Nisma për krijimin në Londër të një qendre të RMB-së është prezantuar në vitin 2012. Sipas Boleat "kjo nismë përfshin lehtësimin e tregtisë së korporatave evropiane dhe u jep mundësi klientëve dhe investitorëve të kryejnë shërbimet bankare në monedhën kineze RMB".
Kjo nismë private është ndërmarrë nga sekretariati komunal për financat në Londër dhe mbështetet nga Banka e Anglisë dhe Drejtoria e Thesarit e Mbretërisë së Bashkuar.
Që nga fillimi i këtij viti është miratuar investitori i parë, një firmë londineze, që do të kryejë veprimet bankare në RMB. Përveç kësaj firme ka patur interes për shkëmbime tregtare në RMB dhe nga një tjetër fond shkëmbimi valutor, me seli në kryeqytetin britanik.
Boleat e ka komentuar këtë si një rritje të bashkëpunimit mes financave britanike dhe atyre kineze, për një përfitim të ndërsjelltë. Ndërsa një zëdhënës i Thesarit britanik ka deklaruar se qeveria angleze mbështet iniciativën për ndërkombëtarizimin e monedhës kineze RMB.