Mbështetet bashkëpunimin sindikal mes diasporës dhe BSPK-së
Prishtinë, 29 korrik - Sot, ministri i Diasporës, Valon Murati, priti një delegacion të BSPK-së, i prirë nga kryetari i saj, Haxhi Arifi, dhe sekretari nacional për migracion në sindikatën e Zvicrës Unia, Osman Osmani.
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës Unia.
Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane, që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.
Ministri Murati shprehu vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës sonë, në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë.