Mbahet tryezë për menaxhim më të mirë të mbeturinave
Prishtinë, 29 qershor - Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë, organizohet sot tryezën e dytë diskutuese me temën Avancimi i zbatimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me Ekonominë Cirkulare.
Ky organizim vjen nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Tryeza synon të diskutojë rreth situatës aktuale dhe potencialin e Kosovës për zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit për avancimin e strategjive dhe implementimit të menaxhimit të mbeturinave të vendit me Ekonominë Cirkulare përmes një zhvillimi të duhur të mekanizmave ligjorë, ekonomik dhe infrastrukturorë.
Tryeza do të mbahet sot nga ora 11:00-13:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, në Prishtinë.