Mbahet trajnimi dy ditorë për Qeverisjen Korporative në Kosovë
Bruksel, 11 nëntor - Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrje Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave e përkrahur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Bankës Botërore, si pjesë e projektit të saj të Qeverisjes Korporative në Kosovë, ka mbajtur trajnimin dy ditorë për Qeverisjen Korporative në Kosovë.
Të mërkurën trajnimi është mbajtur me temë Roli i Njësisë së Ndërmarrjeve Publike në Promovimin e Qeverisjes së Mirë Korporative në Republikën e Kosovës.
Ndërsa sot trajnimi është mbajtur për anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publikë, me temën Qeverisja Korporative Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjet Publike.
Gjatë këtyre dy ditëve Ramadan Sejdiu, udhëheqës i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrje Publike në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe ligjëruesit nga IFC-ja, znj Sonila Biçaku dhe Ramadan Berisha kanë prezantuar para pjesëmarrësve metodat moderne për monitorim dhe mbikëqyrje të implementimit të qeverisjes korporative në agjencitë e sektorit publik dhe ndërmarrjet në pronësi shtetërore/publike.
Te gjithë pjesëmarrësit u pajisen me certifikatë mbi vijimin e trajnimit.