29 Dhjetor 2024

Mbahet takimi për rishikimin e planit të prokurimit për projektet zhvillimore

Gjilan, 10 gusht – Është mbajtur të hënën mbledhja e Bordit të Drejtorëve, sipas rregullave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, e cila është udhëhequr nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në takimin, trepalësh, në të cilin kanë marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini dhe kryeshefi i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi dhe ndërmarrjes lokale Tregu, Avdyl Jerliu, është diskutuar për rishikimin e planit të prokurimit, ku përfshihen projektet zhvillmore sipas kërkesave të KRPP’së, për trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët, hyrje-daljet e qytetit, programi për ujin e pijshëm, që janë financim i Bankës Botërore, BERZH’it dhe Bankës Investive Europiane.

Po ashtu, në takimin e së hënës është folur edhe për situatën e përballjes me pandeminë COVID-19.

Kryetari Haziri theksoi nevojën e mbështetjes për Spitalin Regjional dhe Spitalin e Qytetit, me pajisje dhe mjete për parandalim të pandemisë për të mbajtur gjendjen nën kontroll.

Gjithashtu, është kërkuar ngritja e task-forcës për arsim, në mënyrë që të bëhet përgatitja maksimale për përgatitjen e fillimit të mësimit të pjesshëm dhe në distancë, varësisht nga vendimi që do të marrë qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, raporti i auditimit të përgjithshëm, është pika e cila do të jetë fokusi kryesor në mbledhjen e radhës, duke i aktivizuar të gjithë mekanizmat për të trajtuar me dinamikë maksimale të gjitha rekomandimet për Gjilanin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)