Mbahet takimi për konsultimet e partneritetit të BB-së për Kosovën
Prishtinë, 6 dhjetor - Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore organizojnë takimin për Konsultimet e Kornizës së Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore për Kosovën.
Në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Financave Avdullah Hoti, Drejtoresha për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore Ellen Goldstein, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë Marco Mantovanelli, zyrtarë tjerë të lartë të Bankës Botërore , Ministrat tjerë të Kabinetit qeveritar, si dhe zyrtarë tjerë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Takimi do të mbahet sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati përdhes salla P-38.