12 Nëntor 2024

Mbahet takimi i radhës i Programit për Reforma në Ekonomi

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti, si koordinator kombëtar i procesit për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi, së bashku me Zyrën për Planifikim Strategjik pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Departamentin për Politika Ekonomike dhe Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar nga Ministria e Financave organizuan takimin iniciues për të tretën herë me radhë të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2017-2019.

Programi për Reforma në Ekonomi shërben si vegël në procesin e identifikimit dhe implementimit të reformave të duhura në Kosovë, pra atyre me ndikim të drejtpërdrejtë në tejkalimin e sfidave zhvillimore që pengojnë rritjen në vendin tonë.

Ky takim ka për qëllim të prezantojë procedurat që duhen ndjekur për të hartuar këtë Program dhe sqaron se si institucionet relevante (Ministritë e linjës) duhet të prioritizojnë masat që ata i konsiderojnë me më së shumti ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) të cilët kanë ofruar përkrahjen e tyre përgjatë tërë këtij procesi, ku përfaqësuesi i kësaj të fundit theksoi se dorëzimi i fundit i ERP nga Kosova ka qenë ndër tre Programet më të mira nga rajoni.

Në këtë takim u diskutua për procesin e vitit të kaluar, u diskutuan sukseset dhe pikat ku mund të shënohet përmirësim. Gjithashtu, u trajtuan rekomandimet e dala nga Komisioni Evropian në kontekst të hartimit të PRE 2017-2018, e gjithë kjo me qëllim të thellimit të mëtutjeshëm të dialogut mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Programi për Reforma në Ekonomi vjen si rrjedhojë e dialogut mes BE-së dhe Republikës së Kosovës në kuadër të së ashtuquajturës ‘qeverisje ekonomike’. Ky dokument paraqet një instrument planifikimi të reformave përmes të cilave Qeveria planifikon të shtyjë zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë periudhës afatmesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)