02 Nëntor 2024

Mbahet takimi i radhës i Organizatës Botërore të Doganave

Prishtinë 27 qershor - Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm Ibrahim Xhaka mori pjesë me takimin e radhës së Organizatës Botërore të Doganave.

Në këtë takim tema kryesore ishte edhe miratimi i buxhetit të OBD. Shteti i Kosovës përmes përfaqësimit mori pjesë direkt në votimin e buxhetit.
 
Xhaka në fjalimin e tij kujtoi që 116 shtete anëtare të kombeve te bashkuara kane njohur Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Kosova sic theksoi ai është anëtare e më shumë se 60 organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar - dy agjenci të specializuara të Kombeve te Bashkuara.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pasi opinioni i saj këshillimor i korrikut 2010 deklaroi se shpallja e pavarësisë nuk shkel ligjin ndërkombëtar dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

këtë drejtim sipas tij çdo shtet që nuk e njeh Kosovën, është një çështje bilaterale që nuk duhet të ndikojë në punën e organizatës botërore te doganës.

Xhaka bëri të ditur se Republika e Kosovës është anëtare e plotë e organizatës botërore të doganave, pasi ka aderuar për të njëjtin proces si çdo anëtar tjetër, në përputhje me nenin XVIII të Konventës së OBD-se, përkatësisht Konventës që themelon këshillin doganor –i  vitit 1950. 

"Ju lutemi më lejoni të përfundoj duke ju siguruar të gjithëve që Kosova mbetet e angazhuar si një anëtar i plotë, i barabartë dhe i përkushtuar për të ushtruar plotësisht të drejtat dhe detyrimet e saj brenda OBD-se me vullnetin e mirë për të respektuar natyrën e OBD-se dhe misionin e saj të rëndësishëm që të nxisë bashkëpunimin midis doganave të shteteve anëtare për shërbimeve më të mira doganore", ka thënë Xhaka.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)