02 Nëntor 2024

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Prishtinë, 6 maj - Në prani të ministrit të Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Gjatë takimit Ministri Bislimi falënderoi pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij grupi për një detyrë shumë të rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë  ekonomisë për përballimin e pasojave të COVID19.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua për dëmet e deritanishme në ekonominë e Kosovës si pasojë e pandemisë, për  pakon emergjente dhe ndikimin e saj pozitiv në tejkalimin e situatës emergjente si dhe për nevojat e bizneseve dhe amvisërive për të rimëkëmbur ekonominë, që do të trajtohen përmes pakos së dytë.

Grupi punues gjithashtu vendosi që në ditët në vijim të intensifikohen takimet dhe të punohet konkretisht në dizajnimin e pakos.

Grupi punues kryesohet nga zëvendësministri i  Financave dhe Transfereve  z. Ilir Aliu, ndërsa anëtarë të grupit janë edhe përfaqësues nga MEPTINIS, MBPZHR, ZKM, Banka Qendrore e Kosovës, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të pavarur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)