17 Nëntor 2024

Mbahet takimi i parë i Grupit Këshilldhënës për Tatime dhe Dogana

Prishtinë, 3 prill - Me ftesë të Ministrit të Financave  Avdullah Hoti sot u mbajt takimi i parë konstituiv i Grupit këshillëdhënës për tatime dhe dogana për Ministrin Hoti.

Ministri Avdullah Hoti në këtë takim bëri të ditur se ky Grup këshillëdhënës për tatime dhe dogana është themeluar për shkak se ligji i Administratës Tatimore të Kosovës nga 1 janari e ka shpërbërë Bordin e Pavarur për Shqyrtime.

Ky Grup ka për  qëllim që të pranoj në formë të shkruar të gjitha shqetësimet e bizneseve  dhe t’i shqyrtoj ato me kujdes të veçantë në baza ditore dhe do të më këshillojë drejtpërdrejtë mua për veprimin që duhet të ndërmarr lidhur me këto shqetësime.

Grupi këshillëdhënës përbëhet nga Departamenti Ligjor i Ministrisë së Financave, Departamenti Ligjor i ATK-së, Departamenti Ligjor i Doganave, një ekspert i pavarur dhe një përfaqësues nga komuniteti i biznesit. Ndërsa udhëheqës i këtij grupi është Florin Peci - këshilltar i ministrit Avdullah Hoti.

Në mbështetje teknike të këtij grupi, për të pranuar fillimisht shqetësimet e bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës për tatime dhe dogana do të jetë Divizioni Administrativ i Bordit të Pavarur për  Rishqyrtime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)