18 Nëntor 2024

Mbahet takimi i Komisionit të Granteve për vitin 2015

Prishtinë, 22 prill - Në Ministrinë e Financave sot u mbajt takimi i Komisionit të Granteve për vitin 2015.

Në takim nëtarët e këtij komisioni shqyrtuan draft dokumentin udhëzues me tabelat përkatëse të propozim-granteve nga ministritë e linjës Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH), si dhe aprovuan grantet qeveritare për financimin e komunave për vitin 2015 si pjesë integrale e  Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2015-2017, në pajtim me parimet, kriteret dhe formulat bazë të përcaktuara me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL).

Në këtë takim ishin prezent Ministri i Financave, Besim Beqaj njëherit dhe kryesues i këtij takimi, anëtarët e Komisionit të Granteve, Ministri i MASHT-it Ramë Buja, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Basri Musmurati, Këshilltarja e Kryeministrit Mrika Kotorri, Kryetari i komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, si dhe kryesuesi i Sekretarisë së Komisionit të Granteve në Ministrinë e Financave Petrit Popova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)