25 Dhjetor 2024

Mbahet takimi i Komisionit të Granteve i udhëhequr nga Ministri Murati

Prishtinë, 27 prill - Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është mbajtur sot takimi i radhës i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë takim dhe theksoi se sot do të diskutojnë për kriteret dhe formulat e ndarjes së granteve qeveritare për financimin e komunave për vitet 2022-2024, të cilat bazohen në Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL) dhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP).

Ai gjithashtu theksoi se drafti për financimin komunal për vitet 2022-2024 të cilin kërkoi ta shqyrtojnë dhe miratojnë sot në këtë takim të Komisionit të Granteve, bazohet në legjislacionin e financave publike në Kosovë.

Gjithashtu, Ministri Murati tregoi se Granti i përgjithshëm është kalkuluar duke marrë për bazë parashikimet nga Tabela 1 e Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Granti i arsimit parauniversitar është kalkuluar duke marrë për bazë propozimin nga MASHTI-i, ndërsa Granti i shëndetësisë dhe politikat e reja janë kalkuluar duke marrë për bazë propozimin nga Ministria e Shëndetësisë.

Të hyrat vetanake janë parashikuar duke u bazuar në të dhënat e pranuara nga Departamenti i Tatimit në Pronë për tatimin në tokë dhe prone, si dhe mesatarja e inkasimit të hyrave jo tatimore në tri vitet e fundit.

Në takim janë aprovuar edhe elemente tjera të financimit komunal, si pjesë e financimit të tërësishem të komunave për vitin 2022.

Aprovimi i sotëm i financimit komunal për vitin 2022 nga ana e Komisionit të Granteve do të bëhet pjesë e dokumentit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2022-2024, dokument i cili pritet të aprovohet gjatë kësaj jave në Qeverinë e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)