14 Nëntor 2024

Mbahet takimi i Dialogut të politikave të Menaxhimit të Financave Publike

Prishtinë, 1 qershor - Ministria e Financave ka mbajtur sot takimin e parë të Dialogut të politikave të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), ku qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i dialogut me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile mbi politikat në fushën e Menaxhimit të Financave Publike.

Në këtë takim, i cili kryesohej nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, u diskutua për Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike (MFP) – Metodologjia, Objektivat, rëndësia e saj  dhe ndërlidhja me Reformën e Administratës Publike (RAP).

Zëvendësministri Agim Krasniqi bëri të ditur se “ Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe kompleks sa i përket menaxhimit të financave publike. Ka draftuar Strategjinë gjithëpërfshirëse e cila ngërthen në vete 4 shtyllat mbi të cilat ndërtohet Menaxhimi i Financave Publike në Kosovë: (1) Disiplinën Fiskale; (2) Efikasitetin e alokimeve; (3) Efikasitetin operacional, si dhe (4) Çështjet horizontale të Menaxhimit të Financave Publike”.

Ai gjithashtu theksoi se ”Draftimi i kësaj strategjie është bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse duke u konsultuar me të gjitha institucionet relevante të Qeverisë, organizatat jo qeveritare, organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Komisionin Evropian, FMN-në, Bankën Botërore etj. Gjatë procesit të draftimit janë marrë parasysh edhe strategjitë individuale siç është ajo e Kontrollit të Brendshëm Financiar, Strategjitë e Administratës Tatimore dhe Doganore, dhe të ngjashme. Konsultimet kanë përfunduar më 12 maj dhe grupi punues është marrë me rishikim të draftit të Strategjisë. Ne si Qeveri mendojmë ta aprovojmë Strategjinë për MFP në pjesën e dytë të muajit qershor”.

Zëvendësministri Agim Krasniqi bëri të ditur se një Strategji e mirëfilltë e MFP-së është parakusht për mbështetjen buxhetore sektoriale nga Komisioni Evropian. “Ne tani jemi në diskutime përfundimtare me Komisionin Evropian sa i përket mbështetjes së parë buxhetore në sektorin e Reformës së Administratës Publike”.

“Jemi gjithashtu në bisedime që mbështetja e ardhshme e tillë të jetë në sektorin e Menaxhimit të Financave Publike. Ndërsa,  në raport me FMN gjithashtu një Strategji e mirëfilltë e Menaxhimit të Financave Publike do të ndikojë në vlerësimet periodike për procese të ndryshme që ndërmerren në kuadër të programit të përbashkët me FMN-në. E ngjashme është me Bankën Botërore por edhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë siç është USAID-i e GIZ-i me të cilët Ministria jonë ka një bashkëpunim shumëvjeçar”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)