21 Dhjetor 2024

Mbahet sesioni informues me bizneset e diasporës

Prishtinë, 15 dhjetor - Në fillim të kësaj jave, në Bruksel është mbajtur sesioni informues me bizneset e diasporës më temën: “Mjedisi i biznesit dhe klima e investimeve në Kosovë”.

Përfaqësuesi nga ATK, Sami Salihu Drejtor i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve, ka prezantuar funksionimin e sistemit tatimor në Kosovë, me theks të veçantë përparësitë e sistemit tatimor.

Ajo çfarë u theksua në këtë sesion ishte rreth informimit se ligjet tatimore në Kosovë dhe aktet nënligjore janë të bazuara në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së.

Po ashtu, Salihu përmendi edhe reformat e institucionit të ATK-së si mjedis i përshtatshëm biznesor, duke ofruar të gjitha shërbimet për tatimpaguesit në mënyrë elektronike.

Gjithashtu, bizneset e diasporës u njoftuan se në Kosovë normat tatimore janë të ulëta dhe më të favorshme krahasuar me vendet në rajon dhe gjetiu, si dhe të gjitha tatimet deklarohen në mënyrë elektronike.

Pjesëmarrësit nga diaspora u njohën me progresin e ATK-së në inkasimin e të hyrave, lehtësirat në pagesën e tatimeve, si dhe për synimet e ATK-së në të ardhmen.

Ky aktivitet është bashkërenduar mes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Belgjikë dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)