12 Nëntor 2024

Mbahet Punëtoria për Hartat Zonale

Prishtinë, 19 korrik - Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim të Qëndrueshme (DPZHQ), në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit (DU), gjatë periudhës dy ditore 14-15 korrik 2016, në Prevallë, ka mbajtur punëtorinë për “Hartën Zonale të Komunës së Prishtinës”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale, ndërkombëtare, përfaqësuesit të Universitetit Publik dhe Privat si dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Gjatë kësaj punëtorie u mbajtën tre tryeza diskutimi me 35 pjesëmarrës, ku 23 prej tyre dhanë kontributin përmes prezentimeve në fushat përkatëse.

Nga kjo punëtori u dhanë  mendime, sugjerime dhe konkluzione për përparësitë dhe mangësitë e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban, kahet e zhvillimit që duhet të marrë Prishtina si dhe përmbajtjen që duhet të ketë dhe cilat janë hapat për t’u ndërmarrë gjatë draftimit të Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës.

Gjatë muajve në vazhdim, Komuna e Prishtinës  do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë këto mendime, sugjerime dhe konkluzione në një ‘broshurë’ e cila do të jetë një udhërrëfyes për hapat që Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë në vazhdim.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)