Mbahet punëtoria me temën “Pastrimi i parave - riparimi i aseteve”
Prishtinë, 3 dhjetor - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), së bashku me Ambasadën Britanike do të organizojnë një punëtori dyditore me temën “Pastrimi i parave - riparimi i aseteve”.
Në punëtori do të jetë prezent ligjëruesi Michael Hopmeier, gjykatës në Southwark Crown Court në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të diskutojë për sfidat e hetimit të krimit ekonomik, rregullimin dhe parandalimin e pastrimit të parave, regjimin e konfiskimit në Kosovë dhe për tema të tjera lidhur me konfiskimin.