Mbahet panairi me artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale
Prishtinë, 12 korrik - Mbështetur nga Ministria e Diasporës, sot në Prishtinë mbahet panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale.
Në këtë panair, i cili organizohet në kuadër të Ditëve të diasporës, prodhimet e tyre do ti prezantojnë prodhues të ndryshëm.
Hapja e panairit do të bëhet sot duke filluar nga ora 11:00 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.