Mbahet Panairi i Punës ku janë paralajmëruar mbi 900 vende të lira
Prishtinë, 31 maj - Në kuadër të konferencës Diaspora Investimet dhe Punësimi, kompani nga vendi dhe tre shtetet gjermanofolëse si Gjermania, Zvicra dhe Austria, sot do të mbahet Panairi i Punës, për të cilin tashmë janë paralajmëruar se do të ketë mbi 900 vende të lira.
Panairi organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjermane (GIZ), Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ministrinë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ministrinë së Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe Agjencionin Federal për Punë e Gjermanisë (ZAV).