18 Nëntor 2024

Mbahet "Panairi i prodhimeve shqiptare"

Prishtinë, 12 mars - Aleanca Kosovare e Binzeseve prezantoi projektin, "Panairi i prodhimeve shqiptare", i cili mbahet në Tiranë me 14 dhe 15 mars në bashkëpunim me Këshillin i Agrobiznesit Shqiptar, Bashkinë e Tiranës dhe në mbështetje të  Ministrisë së Finanaca të Qeverisë së Kosovës. Prodhimet e tyre pritet ti promovojnë mbi njëqëindë kompani prodhuese nga të gjitha trevat shqiptare

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se: “Panairi i prodhimeve shqiptare”, mbahet me 14 e 15 mars në Tiranë në bashkëpunim me KASH-in, Bashkinë e Tiranës dhe mbështetur nga MF e Qeverisë së Kosovës.

“Mbi pesëmijepesqindë prodhime, pritet të ekspozohen nga mbi njëqindë kompani prodhuese shqiptare me rastin e “Ditës së Verës” që është një organizim tradicional në Shqipëri”, tha Agim Shahini. Kryetari i AKB-së shtoi se gjithmonë AKB-ja dhe bizneset kamë qenë pjesë “Ditës së Verës”.

Sipas tij qëllimi i organizimit është që të ngritet vetëdija kombëtare për konsum të prodhimeve vendëse në të cilat shkruhet shqip. Kjo do të ndikoi pozitivisht që të ndalet importi i produkteve të gatshme nga vendet e ndryshme dhe njëkohësisht që ti jepet mundësi që prodhimeve vendore që të jenë në treg tek konsumatori.

“Rruga e kombit, ka mundësuar që të rritet eksporti tek të dy vendet, të ulet kostja e transportimit të prdhimeve dhe njëkohësisht prodhuesit kanë ngritur vetëidjen që të prodhojnë kualitet dhe cilësi për konsumatorin”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së kërkoi nga të dy qeveritë, që të jenë më të vëmendëshme për krijimin e politikave më konkursues për prodhimtarinë vendore, sepse kështu do të marrim tregun jo vetëm të brendshëm, por edhe atë të jashtëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)