Mbahet mbremja e bamirësisë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit
Prishtinë, 24 tetor - Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit.
Mr.Rex është brend vendor I veshjeve për gra dhe burra të stilit glamur dhe klasik.
"Në këto tre vite të punës sime me gra ne kemi krijuar Fustane të mrekullueshme dhe njëkohesisht raporte shumë të mira profesionale,rrugëtim ky, ku duke njohur natyren e gruas dhe cilësite e saj kam ndjerë përgjegjësi të marr këtë iniciativë si shenjë respekti ndaj tyre", ka theksuar Rexhep Zylfiu,Ceo Mr.Rex, stilist mode..
Në event do të marrin pjesë fytyrat me eminente nga kultura , politika dhe afarizmi në Kosovë.