14 Nëntor 2024

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

Prishtinë, 8 qershor - Komisioni shqyrtoi Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna,si dhe disa raporte financiare të agjencive dhe institucioneve.

Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme, shqyrtoi Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro, Raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, Raportin financiar vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, Raportin financiar vjetor i Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2015, Raportin të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2016 dhe Kërkesat Buxhetore të Kuvendit sipas Qarkore Buxhetore 2017/01.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro, e prezantojë zv. ministri i financave z. Agim Krasniqi.

 Pas diskutimeve dhe sqarimeve, Komisioni përkrahu në parim vendimin e qeverisë, me konstatimin që ky vendim mund të ekzekutohet, vetëm pasi që të krijohet baza ligjore përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit që rregullon formulën e granteve. Raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, e prezantoi Aduditori i Përgjithshëm z. Besnik Osmani, të cilin pas diskutimeve dhe sqarimeve, Komisioni e përkrahu dhe rekomandoi për miratim në Kuvend. Më pas Komisioni shqyrtoi Raportin vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, qe e prezantoi kryesuesi i Bordit të RTK-së, z. Ismet Behxheti dhe Raportin vjetor financiar të Zyrës Rregull z. Krenar Bujupi, të njëjtat i përkrahu dhe i rekomandoi Kuvendit për miratim.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi Raportin e  shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2016, të cilin e përkrahu dhe i rekomandoi  Kryesisë së Kuvendit për miratim. Komisioni i tumiri edhe kërkesat buxhetore të Kuvendit sipas Qarkores Buxhetore 2017/01 dhe ia rekomandoi Kryesisë për miratim dhe të njëjtat t’ia dërgojë Ministrisë së Financave që t’i përfshijë në linjat buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017-2019, sipas qarkores buxhetore 2017/01.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)