15 Nëntor 2024

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

Prishtinë, 26 janar - Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e sotme, shqyrtoi  kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016, të cilën e arsyetoi kryesuesi i Bordit Udhëheqës të Fondit, Ymer Havolli.

Kryetari i Komisionit theksoi se në pajtim me nenin 2.1 të Ligjit nr. 04/L-168 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, ka proceduar në Kuvend kërkesën për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016Fondi për vitin 2016 ka parapare qe të fillojë me rreth 1 miliard e 219 milion euro, kontribute nën menaxhim.

Kthimi i investimeve do të jetë 3% përgjatë vitit, kontributet  e arkëtuar do të jenë 128 milion euro, ndërkaq tërheqjet e kursimeve të arrijnë 17 milion euro. 

Gjatë vitit është planifikuar që mesatarisht të menaxhohet me 1 milard e 293 milionë euro. Fondi i ka propozuar Kuvendit miratimin e taksës operacionale prej 0,082% nga 0.085% sa ishte në vitin 2015 dhe paraqet një ulje prej 0,003%) dhe miratimin e taksës investimeve prej 0.398%nga 0,40 sa ishte në vitin 2015 dhe paraqet një  ulje 0,002%. Mbështetur në këto propozimin, buxheti i Fondit për vitin 2016 është miratuar në shumë prej 6,528,379€. Më tutje kryetari shtojë se taksa është propozuar të ulet, por në fakt kemi rritje të buxhetit të Fondit, si rezultat i rritjes së mjeteve nën meneaxhim.Ndërkaq, z. Havolli theksoi se në vitin 2016 Fondi ka nën menaxhim 142 milion euro se në vitin e kaluar. Numri i kontribuesve aktiv është 297,500 dhe janë 72,600 se në vitin 2015.  Më tutje Z. Havolli taksat e ngarkuara mbi mjetet pensionale janë propozuar të ulen nga 0,485% në 0.480%. Më tutje shtojë taksa operacionale e propozuar prej 0,082% e bënë Fondin Kursimeve Pensionale të Kosovës një ndër fondet me tarifën më të ulët operacionale në nivel global.  Pas hapjes së diskutimeve, anëtarët e Komisionit paraqiten vërejtjet dhe sugjerimet lidhur taksat e propozuara dhe më pas Komisioni i rekomandojë Kuvendit miratimin  miratimin kërkessë së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për taksën operacionale prej 0,087% dhe taksën investive prej 0,40%, për vitin 2015.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2016. Kryetari theksoi se me miratimin e Ligjit05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, në tabelën 3.1., Radiotelevizioni i Kosovës, është shtuar si organizatë buxhetore, me kod 248, nënprogrami me kod 259, me emër të njëjtë, si dhe shuma prej 4,800,000 euro, në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere. 

Ndërkaq në bazë  të  nenit 9, paragrafi 6 të Ligjit për Buxhetin për vitin 2016, është përcaktuar që para secilit tremujor, RTK do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës, programin e shpenzimeve të planifikuara. Si dhe në fund të çdo tremujori, RTK të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës, raportin për shpenzimet e bëra.

Mbi këtë bazë ligjore, RTK ka dorëzuar në Kuvend planin e shpenzimeve për tremujorin e parë  janar-mars  2016, ku kërkohet që të lejohet transferi i mjeteve nga buxheti i Kosovës, në shumë totale prej 2,400,000 milion euro. Komisioni është i ngarkuar që ta shqyrtojë programi e shpenzimeve të RTK-së për periudhën janar-mars 2016.

Kryesuesi i Bordit të RTK-së, z. Ismet Behxheti prezantoi projeksionet e shpenzimeve të RTK-së dhe theksoi se përgatitja e buxhetit të RTK-së është bërë në bazë të projeksioneve të vitit paraprak. Pas diskutimeve dhe propozimeve Komisioni i rekomandojë Ministrisë së Financave, respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, të bëjë transferin e mjeteve buxhetore nga Llogaria e Fondit të Konsoliduar të Republikës së Kosovës, nga buxheti i Radiotelevizionit të Kosovës - kategoria ekonomike subvencione dhe transfere, në llogarinë e RTK-së, për periudhën 1 Janar - 31 Mars 2016, në shumën prej 2,400,000 Euro. Po ashtu Komisioni rekomandoi që Radiotelevizioni i Kosovës në pajtim me nenin 9, paragrafi 6 të Ligjit nr. 05/L-071 të Ligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016, para fillimit të tremujorit të dytë, duhet të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës, Programin e shpenzimeve për periudhën Prill-Qershor 2016, si dhe Raportin e shpenzimeve të bëra për tremujorin e parë të viti 2016, i cili do të shqyrtohet nga ana e Komisonit, si  dhe  do të nxirren rekomandimiet per Ministrinë e Financave.

Miratimi i Raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2015, u shty për një mbledhje tjetër të komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)