15 Nëntor 2024

Mbahet konsultimin për Menaxhimin e Financave Publike

Prishtinë, 26 prill -  “Në kuadër të reformave të parapara në kuadër të Reformës për Administratën Publike (RAP), Kosova synon të siguroj një sistem të Menaxhimit të Financave Publike (MFP) modern, në harmoni me standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare.

Kjo do të mundësoj funksionimin efikas dhe efektiv të të gjitha fazave të Menaxhimit të Financave Publike”, u tha sot në konsultimin publik të Draft Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike (MFP), të organizuar nga Ministria e Financave dhe të përkrahur nga ekspertët e OECD/SIGMA-s.

Në këtë konsultim publik, pas një pune disa mujore të Ekipit përgjegjës të angazhuar në Ministria e  Financave, të përkrahur nga ekspertët e OECD/SIGMA-s, u prezantua  Strategjia për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike 2016-2020.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi bëri të ditur se “Në kuadër të reformave të parapara me Reformën për Administratën Publike (RAP), Kosova synon të siguroj një sistem modern të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), në harmoni me standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare. Në kuadër të mbështetjes që është duke na ofruar Bashkimi Evropian, marrëveshja e parë për përkrahje buxhetore sektoriale për dy shtyllat e para të RAP pritet të nënshkruhet në kuadër të IPA 2016. Përkrahja e dytë buxhetore sektoriale pritet të finalizohet për sektorin e MFP-së në kuadër të IPA 2017”.


Ai gjithashtu, bëri të ditur se Strategjia për Reformimin e Menaxhimit të Financave Publike (SRMFP) paraqet planet kryesore të Kosovës për reformë në menaxhimin e procesit të buxhetit përfshirë: planifikimin strategjik dhe përgatitjen e buxhetit, ekzekutimin e buxhetit, kontabilitetin dhe raportimin,  si dhe auditimin dhe mbikëqyrjen.

\"Në të njëjtën kohë, kjo strategji adreson dhe merr në konsideratë gjetjet kryesore të dokumenteve vlerësuese të fushës së Menaxhimit të Financave Publike siç janë: dokumenti i PEFA, SIGMA, TADAT (FMN) por edhe të gjeturave nga raportet e  Auditorit Gjeneral. Me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, Strategjia ka identifikuar 12 Prioritete strategjike, të ndërtuara mbi katër shtylla kryesore : Disiplina fiskale, Efikasiteti alokues, Efikasiteti operacional, si dhe Çështjet e ndërlidhura të MFP-së. Ky dokument strategjik, përpos orientimeve strategjike, përfshinë edhe planin e veprimit të kostuar sipas viteve” shtoi Zëvendësministri Krasniqi.


Në këtë konsultim publik të pranishëm ishin zëvendësministri i  Financave Agim Krasniqi, Eksperti i OECD/SIGMA  Ferrie Pot, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, dhe njëherit kryesues i Ekipit përgjegjës për hartimin e Strategjisë për MFP në Ministrisë e Financave Rexhep Vasolli, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)