Mbahet konferencë për promovimin e investimeve dhe biznesit
Prishtinë, 20 mars - E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kelly Degnan do të mbajë një fjalë rasti në hapjen e Konferencës, me titull: Roli i Qeverisjes Lokale në Promovimin e Investimeve dhe Zhvillimin / Zgjerimin e Biznesit, e cila mbështetet nga USAID-i.
Degnan, së bashku me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Tregtis dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila do të marrin pjesë në këtë konferencë, e cila do të mbahet:
Qëllimi i kësaj konference është të vihet në pah roli të cilin mund ta luajë qeverisja lokale për promovimin e investimeve dhe lehtësimin e zhvillimit dhe zgjerimit të biznesit.
Konferenca do të ofrojë këshilla për komuna dhe qeverisjen qendrore si të bëjnë promovimin e investimeve në komunat e tyre.
Qëllimi tjetër i konferencës është të krijohet një koordinim dhe bashkëpunim më i ngushtë në mes të agjencive qendrore dhe qeverisë për tërheqjen e investimeve si dhe për zhvillimin dhe zgjerimin e bizneseve ekzistuese.
USAID-i ka punuar së bashku me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) si dhe me Agjencinë Kosovare për Promovimin e Investimeve, IPAK, për organizimin e kësaj konference.