Mbahet konferenca Qeverisja e Korporatave dhe Pergjegjësia Sociale
Prishtinë, 30 qershor - Oda Ekonomike Amerikanë në Kosovë në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) organizojnë konferencë mbi Qeverisjen e Korporatave dhe Përgjegjësinë Sociale të Korporatave.
Qëllimi i konferencës është të prezentohen iniciativat e IFC dhe UNDP mbi Qeverisjen e Korporatave dhe Përgjegjësinë Sociale dhe angazhimin e sektorit privat, qeverisë dhe shoqërisë civile drejt avancimit të tyre në Kosovë. Kjo ngjarje do të jetë një rast për disa biznese të prezentojnë praktikat e tyre në këtë fushë.
Përgjegjësia sociale e korporatave është një përkushtim i vazhdueshëm nga bizneset për sjellje etike dhe të kontribojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik duke përmirësuar cilësinë e jetës së fuqisë punëtore si dhe komunitetit ku ata veprojnë.
UNDP promovon përgjegjësinë sociale të korporatave përmes iniciativës Global Compact, e cila tenton ti angazhoj bizneset në procesin e zhvillimit duke ofruar asistencë në themelimin e mekanizmave vete-rregullues përmes së cilave bizneset monitorojnë dhe mbështesin zbatimin e ligjit, normave etike dhe atyre ndërkombëtare.
Ky aktivitet organizohet në kaudër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga UNDP dhe Oda Amerikane në lidhje me mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. Pjesë e kësaj iniciative është edhe lansimi i Cmimi për Praktikat më të Mira të Përgjegjësisë Sociale, i cili tenton të stimuloj dhe shpërblej ato biznese që kanë zbatuar normat e përgjegjësisë sociale në funksionet dhe shërbimet e tyre.