Mbahet konferenca nacionale për sigurinë dhe shëndetin në punë
Prishtinë, 16 qershor - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me projektin e Assistencës Teknike Harmonizimi i Legjislacionit të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës mbështetur nga Bashkimin Europian Zyra në Kosovë, bashkë edhe me partnerët sociale e akterë tjerë, organizojnë Konferencën Nacionale "Paketa e re Legjislative nga Fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë - Sfidat Implementuese" si aktivitet yni përmbyllës i Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Objektiva e Përgjithshme e Fushatës mbi Sigurinë në Shëndetin në Punë Punë është promovimi dhe vetëdijësimi i shoqërisë kosovare mbi legjislacionin rreth sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kushteve e raporteve tjera të punës me impaktin pozitivë në punësim.
Konferenca nacionale Paketa e re legjislative nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë- sfidat implementuese organizohet me qëllimin e fuqizimit të kapaciteteve institucionale dhe promovimin e partneritetit të politik-bërjes në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Konferenca ka për qëllim të inkurajoj partneritetin në mes të partnerëve social, institucioneve e mekanizmave qeveritar, sektorit privat dhe sindikatave të punëtorëve, në gjetjen e instrumenteve e modeleve implementuese të promovimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, funksionalizimit të zingjirit funksional dhe implementimi i korznizes ligjore që rregullon menaxhimin e Sgurisë dhe Shëndetit në Punë dhe rritë kapacitetet implementuese.
Promovimi i vendosjes së instrumenteve e mekanizmave implementues e punues, të cilat do të përkrahin fuqizimin e legjislacionit të ri, segmentin e harmonizimit të legjislacionit të BE sikurse edhe promovimin e direktivave e rregulloreve, ngritjen e vetëdijës dhe informimin e publikut, do të jenë temat esenciale të kësja konference.
Konferenca poashtu ka për qëllim të prezentoj edhe mundësitë, kapacitetet dhe opcionet e mundshme, promovimin e iniciativave të partneritetit publiko-privat dhe zotimet e institucioneve e akterëve tjera sa i përket koordinimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë si dhe një performance më e lartë gjithashtu.
Përmes ekspertëve ndërkombëtar pjesëmarrës në konferencë, ekspertizat ndërkombëtare dhe praktikat e ngjashme Europiane poashtu do të prezentohen (proejkti i EU).
Konferenca do të ketë dy sesione, sesioni i politik-bërjes (mekanizmat institucional dhe zotimet e partnerëve social) dhe sesioni tematik sektorial (direktivat dhe rregulloret sektoriale dhe akterët përkatës si dhe sfidat implementuese).
Në fund, konferenca do të prezentoj edhe të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet!
Projekti Harmonizimi i Legjislacionit të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës ofron asistencë teknike për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në transpozimin e direktivave të BE në legjislacionin nacional në fushën e kushteve të punës.
Duke synuar në përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit në Kosovë përmes përafrimit të legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE dhe implementimin e ligjeve nga fusha e punës.