07 Nëntor 2024

Mbahet konferenca kombëtare për Filantropinë

Prishtinë, 31 mars - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit bashkë me Forumin për Iniciativë Qytetare (FIQ), organizojnë konferencën kombëtare për filantropinë.

Ky aktiviteti ka si qëllim të shtjellojë rolin e filantropisë në rritjen e bashkëpunimit ndër-sektorial për qeverisje të mirë dhe të identifikojë qasjet inovative në adresimin e çështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm të filantropisë në Republikën e Kosovës.

Forumi për Iniciativa Qytetare/FIQ është Fondacion vendor, që udhëheq promovimin e Filantropisë dhe aktivizmit qytetar në Republikën e Kosovës

Në këtë konferencë do të jenë bashkë institucionet e Republikës së Kosovës, partnerë e përfaqësues të FIQ-it përkrahës në këtë proces, përfaqësues të BE-së,  përfaqësues biznesesh që e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë zhvillimin e filantropisë në Kosovë, anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe përfaqësues tjerë nga institucionet relevante nga shoqëria civile.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)