Mbahet konferenca informative për zhvillimin e sektorit privat
Istog, 18 shtator - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Istogut, në kuadër të aktiviteteve Ditët e Biznesit të Vogël 2015 (DBV 15), organizon Konferencë Informative për Zhvillimin e Sektorit Privat, në Istog.
Në konferencë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori, shërbimet që ofrohen nga Qeveria dhe donatorët si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, si dhe për projektet e donatorëve për zhvillimin e sektorit privat.
Aktiviteti mbahet më datë 18 shtator, duke filluar në ora 10:00, në hotel Trofta në Istog.