19 Nëntor 2024

Mbahet konferenca e parë për partneritetin publiko privat në Ballkan

Prishtinë, 27 nëntor - Diskutimi rreth përvojave të vendeve të rajonit në identifikimin dhe shfrytëzimin e avantazheve të PPP-së  në zhvillimin e projekteve të ndryshme me interes për qytetarët dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj ishte qëllimi i Konferencës së parë për Partneritetit Publiko Privat në Ballkanin Perëndimorë, e cila u mbajt  sot në Prishtinë nën organizimin e Departamentit Qendror për PPP në Ministrinë e  Financave.

Pjesëmarrës në panelin e kësaj konference ishin përfaqësues nga EPEC – Qendra Evropiane e Përvojës në PPP, pjesë e Bankës Evropiane për Investime, si dhe përfaqësues të agjencive përkatëse për PPP të Kroacisë , Lituanisë dhe  Malit të Zi dhe përfaqësues  tjerë  të vendeve të rajonit.

Udhëheqësi i Departamentit Qendror për Partneritetin Publik Privat, Lorik Fejzullahu tha se përfshirja e sektorit privat në projekte të përbashkëta me sektorin publik, shihet si mundësi e mirë për përmirësimin e infrastrukturës, dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore, me një kosto më të ultë për qytetarët. Në këtë drejtim, Kosova do të përfitojë nga përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i përket zhvillimit të partneritetit publiko privat”.

“Janë një mori e mundësive ku mund të aplikohet Partneriteti Publik Privat, prej muzeve, qendrave të arkivës, shkollave e deri te ndriçimi i qyteteve. Ne gjithashtu jemi shumë të interesuar që  si Republikë e Kosovës,  në vitet në vijim të bëjmë diqka  sidomos në infrastrukturën e arsimit”,  theksoi Fejzullahu.

Ai më tej shtoi se “Në Kosovë janë duke u realizuar gjashtë projekte përmes partneritetit publiko-privat, më i madhi është ai i Aeroportit të Prishtinës, pastaj trafiku urban në Pejë, projekte të menaxhimit të mbeturinave etj. Ndërkaq gjatë muajit dhjetor, qeveria pritet të miratojë strategjinë trevjeçare të partneritetit publiko privat, ku do të përcaktohen edhe sektorët kyç që do të përfshihen nga PPP-ja”.

Ndërsa, përfaqësuesi i Agjencisë së PPP-së të Kroacisë , Domagoj Dodig, gjatë prezantimit të tij në panel tha se partneriteti publik privat është mënyra më e mirë, madje e vetme, për investime kapitale, nëse buxheti publik nuk ka mjaft para.

Ai gjithashtu tha se  Kroacia me Kosovën kanë një marrëveshje bashkëpunimi dhe me këtë rast Kosova do të mund të mësojë shumë nga shembujt e vendit të tij, ku sipas tij “Përvoja e Kroacisë është se bëjnë llogari, krahasojnë procedurat e prokurimit standard me modelin e partneritetit publiko-privat. Nëse modeli i këtij partneriteti do të jetë më i lirë për taksapaguesit, atëherë shkojnë përmes partneritetit publiko privat”.

Në këtë konferencë, përfaqësuesja e Njësisë së PPP-së së  Lituanisë Dalia Budriene, prezantoi para pjesëmarrësve përvojën e shtetit të saj në programimin e PPP-së dhe zhvillimit të sistemit të PPP-së në Lituani. Ndërsa, përfaqësuesi i EPEC, Clemente Fourchy, prezantoi menaxhimin e kontratave të  PPP-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)