Mbahet konferenca e parë për Investime në Komunën e Prishtinës
Prishtinë, 16 nëntor - Sot në ndërtesën e re të komunës së Prishtinës do të mbahet konferenca e parë për investime në Komunën e Prishtinës.
Në këtë konferencë do të prezantohen 5 projekte kapitale, që synohet të realizohen me partneritet publiko-privat.
Numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.