Mbahet konferenca e nivelit të lartë mes BE-së e Kosovës për MSA-n
Prishtinë, 17 maj - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me Qeverinë e Kosovës organizojnë konferencën e nivelit të lartë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.
Në konferencë pritet të diskutohet lidhur me mbështetjen në zbatimin e MSA-së, reformat ekonomike, tregtinë, investimet, zhvillimin e konkurrencës, rritjem e eksportit si dhe adresimi i mungesës së kuadrove dhe trajtimi i papunësisë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë liderët me të lartë të vendit duke filluar nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Mustafa, Kryeparlamentari Veseli si dhe komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.