08 Nëntor 2024

Mbahet Konferenca e binjakëzimit në pesëvjetorin e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane

Prishtinë, 15 shtator – Me rastin e pesëvjetorit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe katërvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve bilaterale në mes të dy qendrave të arbitrazhit, përkatësisht Qendrës së Arbitrazhit të Odës  Amerikane dhe Qendrës së Arbitrazhit të Lubjanës pranë Odës së Ekonomisë dhe Industrisë së Sllovenisë , sot në Prishtinë organizohet një konferencë binjakëzimi.

Konferenca njëkohësisht është edhe ngjarja kryesore në kuadër të Javës së Arbitrazhit 2016 (13-16 shtator), e cila organizohet për të dytën herë me rradhë nga Qendra e Arbitrazhit e Odës Amerikane.

Qëllimi i kësaj konference është t’u ofroj përdoruesve të arbitrazhit, në mes tjerash, një pasqyrë praktike lidhur me ambientin ligjor për arbitrazh komercial ndërkombëtar në Slloveni dhe Kosovë, si dhe funksionimin e brendshëm të të dyja institucioneve të arbitrazhit në rajon – Qendrën e Arbitrazhit të Lubjanës dhe Qendrën e Arbitrazhit në Odën Amerikane . Ngjarja ka poashtu për qëllim që të shërbej si mundësi për përdoruesit e arbitrazhit që të njoftohen me trendet aktuale dhe praktikat më të mira në arbitrazh ndërkombëtar, në veçanti në rajon, si dhe të forcoj lidhjet ekonomike në mes të bizneseve nga këto dy shtete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)