06 Nëntor 2024

Mbahet forumi për të drejtat pronësore të grave

Prishtinë, 8 mars -  Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës organizojnë një forumin të nivelit të lartë me temë të drejtat pronësore të grave.

Folës do të jenë Presidenti Hashim Thaçi, Ambasadori i Francës Didier Chabert, Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, si dhe Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për të Drejta të njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, Duda Balje.

Pjesëmarrësit do të mund ta dëgjojnë rrëfimin e një gruaje nga Kosova e cila, bashkë me motrat e saj, zgjodhi të luftojë për trashëgiminë e tyre në vend se të heqin dorë nga ajo në dobi të kushërinjve burra, dhe e fituan rastin.

Forumi do të trajtojë edhe mënyrat praktike të përmirësimit të të drejtave pronësore të gruas, si dhe rritjen e vetëdijesimit për sfidat me të cilat përballen gratë në ushtrimin e kësaj të drejte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)