Mbahet forumi për sektorin bankar dhe sistemin e kontratave
Prishtinë, 14 qershor - Shoqata e Bankave të Kosovës organizon forum të hapur, ku do të diskutohet lidhur me rolin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik të vendit, sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor lidhur me mbledhjen e borxheve nga kreditë joperformuese, sistemin e tanishëm të përmbarimit të kontratave, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të sektorit bankar, si kredidhënësi më i madh në vend, dhe institucioneve relevante, të cilat janë përgjegjëse për përmbarimin e kontratave në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i organizimit të këtij forumi është shkëmbimi i ideve lidhur me avansimin e mëtejmë të sistemit të përmbarimit të kontratave, në mënyrë që të krijohet një sistem edhe