20 Nëntor 2024

Mbahet forumi mbi modelet financiare dhe investimet për diasporën

Prishtinë, 13 qershor - Sot do të mbahet Forumi Publik për shërbime bankare dhe investuese për Diasporën për të promovuar dhe përmirësuar lidhjet për zhvillim të përgjithshëm ekonomik në Kosovë.

Kjo ngjarje zhvillohet për të mbështetur Qeverinë e Kosovës, ku sektori privat do të prezantojë projektet e reja që lidhin remitencat me produkte dhe shërbime komerciale të reja, duke qenë, në të njejtën kohë, profitabile për të mbështetur objektivat e zhvillimit.

Forumi është një mundësi shumë e mirë për prezentimin e produkteve të reja financiare nga Shoqata e Bankave të Kosovës (që përfaqëson të gjitha bankat komerciale në Kosovë), Banka Qëndrore, ministritë dhe palët tjera, duke ofruar kështu një mundësi për të diskutuar mundësitë për investime inovative afatgjata dhe të qëndrueshme për Mërgatën në Kosovë.

Ky forum sjell në një vend përfaqësues të sektorit privat nga Kosova dhe diaspora, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe ndërkombëtarë përfshirë Ibrahim Makollin, Ministër i Diasporës, Znj. Osnat Lubrani, koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Blerand Stavileci, Ministër i BPZhR, Fadil Ismajli, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, , Znj. Boryana Ivanova Mustafa, Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës.

Ngjarja është organizuar nga projekti i UNDP-së Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik (DEED) , IOM dhe Shoqata e Bankave të Kosovës  koordinuar me Agjencinë për Promovimin e Investimeve të Kosovës. Ngjarja dhe projekti DEED janë financuar nga Qeveria e Finlandës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)