Mbahet Forumi Kombëtarë mbi Sigurinë në Sektorin Bankar
Prishtinë, 26 maj - Për të parën herë në Kosovë, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Shqipërisë (SHBSH) do të organizojnë Forumin e Tretë Kombëtarë mbi Sigurinë e sektorit bankar kësaj radhe në Prizren, me datë 28 maj, duke filluar nga ora 09.00, në Hotel Theranda.
Forumi ka për qëllim që të bashkojë ekspertë në fushën e sigurisë bankare ashtu që në një tryezë të diskutohet rreth temave aktuale dhe zhvillimeve më të fundit në lëminë e sigurisë, me çrast do të adresoj të dy elementet e sigurisë bankare, pra asaj fizike dhe të informacionit.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija shprehet i kënaqur me bashkëpunimin që kanë krijuar gjatë vitit të fundit me Shoqatën e Bankave të Shqipërisë (SHBSH) dhe vlerëson se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësisë së veçantë për industrinë bankare.
Si shoqatë e bankave ne mendojmë se siguria fizike, por edhe siguria e informacionit është faktor kyç për klientët e bankave komerciale dhe në këtë dretjim është investuar mjaft shumë nga bankat e kosovës dhe që ka rezultuar në një sistem shumë të sigurtë financiar në Kosovë."
"Njëkohësisht, vlerësoj se nevojitet një bashkërendim më i gjerë vendor, por edhe rajonal për të shkëmbyer përvojat në mes të industrive bankare të rajonit dhe njëkohësisht për të përmirësuar komunikimin me institucionet relevante të sigurisë siç është Policia e Kosovës.
Në forum, krahas akterëve kryesorë që janë përfaqësuesit e sigurisë nga sektori bankar në Kosovë dhe Shqipëri, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga rregullatori (BQK), Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe përfaqësues të institucioneve tjera financiare.
Meqenëse ky forum këtë vit organizohet nga SHBK dhe SHBSH, synojmë që ky forum të ketë karakter regjional, me çrast do të mund të diskutohen dhe të shkëmbehen përvojat e vendeve të rajonit. Këtë vit në përbërje të forumit, kemi ftuar të prezantoj zhvillimet e fundit edhe një përfaqësues të sektorit bankar nga Maqedonia tha Petrit Balija.