16 Nëntor 2024

Mbahet forumi i biznesit të Sarajevës

Sarajevë, 15 maj - Forumi i Biznesit të Sarajevës, i njohur ndryshe si Davosi i Ballkanit, vazhdon punimet në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë, me qindra pjesëmarrës.

Forumi i Biznesit të Sarajevës mbahet ndërmjet datave 13-14 maj në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.

Sivjet forumi mbahet për të gjashtën herë dhe me një pjesëmarrje rekord.

Krahas pjesëmarrjeve në nivele shtetërore, për t’u njohur më nga afër me shanset e investimit në Bosnjë-Hercegovinë dje shkuan në Sarajevë edhe drejtues të nivelit të lartë të shumë agjencive dhe institucioneve investuese arabe dhe aziatike.

Investitorëve do t’u prezantohen shanset që ofron Bosnjë-Hercegovina për të investuar në fushat e bujqësisë, energjisë dhe turizmit.

Më shumë se gjysma e sipërfaqeve bujqësore të Bosnjës janë të lira. Gjithashtu vendi ka lumenj me prurje shumë të madhe uji, gjë kjo mjaft e favorshme për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet.

Folësit në këtë forum vunë theksin në rëndësinë e motos së zgjedhur “një rajon, një ekonomi”.

Fjalën e hapjes së forumit e mbajti Amer Bukviç, CEO-ja i Bankës Ndërkombëtare të Bosnjës (Bosna Bank İnternational) dhe njëherësh organizator i aktivitetit.

Bukviç tha se falë Forumit të Biznesit të Sarajevës kapitale të ndryshme kanë gjetur rastin të njohin jo vetëm Bosnjën, por edhe rajonin.

Pastaj e mori fjalën anëtari serb i Këshillit tresh Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Mlladen Ivaniç, i cili tha se vendet e rajonit janë shumë të vogla dhe vetëm nëse ato bashkëveprojnë mund të bëhen të volitshme për investitorët e huaj.

Edhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi nga ana e tij se vendet e Ballkanit Juglindor investime nga bota arabe dhe perëndimore mund të thithin vetëm nëse veprojnë e punojnë së bashku.

Më pas e mori fjalën Zv.kryeministri i Turqisë përgjegjës për ekonominë, Ali Babaxhan (Ali Babacan), i cili tha se kushti i parë i zhvillimit ekonomik është lëvizja e lirë e parasë, produkteve dhe kapitalit.

Në qoftë se në një vend nuk ka stabilitet politik, zbatoni cilindo program ekonomik që të doni, sërish ai nuk do të ketë rezultat, nënvizoi Babaxhan.

“Po të shikojmë Evropën Juglindore, në kuptimin ekonomik vëmë re shumë shpërqendrime dhe kjo është një gjë aspak e mirë. Në qoftë se e kufizoni ekonominë në këtë mënyrë, atëherë bëheni pengesë edhe e zhvillimeve ekonomike dhe stabilitetit. Për të realizuar një zhvillim të përbashkët ekonomik duhet që kufijtë ta kenë humbur rëndësinë. Në kuptimin kolektiv kjo është një pikë shumë e rëndësishme që duhet arritur në emër të zhvillimeve dhe stabilitetit ekonomik”, -tha zv.kryeministrli turk Ali Babaxhan.

Pastaj zv.kryeministrli Babaxhan vizitoi objektin e Drejtorisë së Përgjithshme të bankës agrare turke (Ziraat Bankasi), një nga bankat më të fuqishme të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndërtimi i të cilës nuk ka përfunduar ende. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)