29 Prill 2024

Mbahet forumi i biznesëve nga Kosova dhe Kroacia

Prishtinë, 24 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me Ambasadën Kroate në Prishtinë me rastin e vizitës së Kryeministres Kroate, znj. Jadranka Kosor dhe disa ministrave të kabinetit të saj në Kosovë, organizuan “Forumin Biznesor Kroaci-Kosovë”.  

Në delegacionin e Kroacisë janë të pranishme mbi 40 ndërmarrje prestigjioze, andaj është një mundësi e cila duhet të shfrytëzohet për të krijuar raporte të reja të bashkëpunimit. Listën e ndërmarrjeve mund ta gjeni në shtojcë.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gerxhaliu ka thene se do ta ndaj mendimin e të gjithë mikpritësve kosovar kur them se jemi të gjithë të kënaqur që i kemi sot partneret dhe miqtë tanë kroat në këtë numër dhe në këtë përbërje.

Kosova sipas tij kurrë nuk do të harrojë se Kroacia ishte një nga përkrahësit kryesor në rajon për pavarësinë e Kosovës, si dhe kurrë nuk do të harrojë se Kroacia ka qenë një ndër vendet e para që e ka njohur vendin tonë pas shpalljes së pavarësisë.

“Dy tregje dhe dy biznese tona janë të lidhura tradicionalisht për shumë dekada. Ka pasur shumë përparime dhe ngecje në bashkëpunimin tonë që nga lufta e 1999”, ka thënë Gerxhaliu.

Ai ka vlerësuar se ka ardhur koha që Kosova dhe Kroacia t’i avancojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe të arrijnë nivelin e lartë që i gëzojnë marrëdhëniet tona politike.

Biznesi dhe tregu kosovar ndien simpati të mëdha ndaj kompanive kroate, ndërsa qytetarë kosovar ndaj artikujve tradicionale kroate.

Pra, sipas Gerxhaliut ka ardhur koha që t’i kemi marrëdhënie po ashtu të mira ekonomike sikur ato politike.

“Kjo është arsyeja që e ftoj biznesin kroat që ta shfrytëzoj këtë shans dhe këtë përparësi të operimit në një ambient miqësor, të cilin në Kosovë nuk e ka shumë kush, dhe të bëhet një nga partneret kryesor rajonal të Kosovës në aspektin ekonomik. Kosova e dëshiron këtë dhe e fton Kroacinë ta bëjë këtë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)