Mbahet forumi i 4-të i hisedarëve
Prishtinë, 16 nëntor - Sot në Prishtinë do të mbahet forumi i 4-të i hisedarëve si dhe do të shënohet ditëlindja e 80-të fabrikës së prodhimit të cimentos Sharrcem.
Fabrika Sharrcem, si kompani lidere e prodhimit të cimentos në vend vazhdon zhvillimin e aktiviteteve në fuqizimin dhe mbështetjen e komunitetit, të qëndrueshmërisë dhe ambientit.
Në Forumin e 4-të të Qëndrueshmërisë së Hisedarëve dhe ditëlindjen e 80-të të Sharrcem, do të jenë prezent përfaqësues më të lartë të vendit, ministra, përfaqësues të komunës së Hanit të Elezit, ambasadorë, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare, miq dhe bashkëpunëtorë.